Gjilan.AL

G-Lan City

Dimri kripto, numri i ATM-ve Bitcoin qëndron në vend

Rritja e numrit të ATM-ve Bitcoin ka ngecur në vend me shumë progres pak të bërë që prej Korrikut të 2022 kur bitcoin kolapsoi nga nivelet rekord në rreth 23 mijë dollarë.

Numri i ATM-ve në mbarë botën tashmë llogaritet në 38,641 sipas Coin ATM Radar. Edhe pse është një rritje me 14,051 që nga fillimi i 2021, gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë pak progres nisur edhe nga kolapsi i tregjeve kripto.

Ndërsa shumica e ATM-ve janë në SHBA, disa vende të tjera ende po shohin rritje. Në Evropë numri i ATM-ve është shtuar me 100 që nga fillimi i vitit të kaluar, në Kanada me 430, Spanjë me 50, Poloni me 30 dhe Australi me 190.

Sipas Coin ATM Radar, në Shqipëri nuk ka një ATM aktive të Bitcoin ndërsa në Kosovë janë tre të tilla, dy prej të cilave në ambientet e Albvision.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të ATM-ve të instaluar ndjekur nga Kanadaja.

El Salvador, vendi i cili dikur mbante pozicionin e tretë, tashmë është zhvendosur në vendin e pestë pas Spanjës dhe Australisë.

Prodhuesi i ATM-ve Bitcoin BitAccess ka vënë re një rënie të instalimeve të ATM. Ndërsa investitorët kripto po përpiqen të lënë pas trendet negative të vitit të kaluar dhe të rikthehen në “lojë” ekosisteme të tilla si ATM-të Bitcoin mbeten të pozicionuara siç duhet për një rikuperim të mundshëm.

Së fundi në ATM-të Bitcoin po integrohet Lightning Network. Duke përdorur LN, këto ATM mund të përpunojnë transaksionet menjëherë duke reduktuar potencialisht tarifat e transaksioneve. /PCWorld Albanian

The post Dimri kripto, numri i ATM-ve Bitcoin qëndron në vend appeared first on PCWorld Albanian.