Gjilan.AL

G-Lan City

Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit te Cluj, Ballkani me fitime të mëdha dhe përqindje nga shitja e ardhshme

Ermal Krasniqi para pak çastesh ka kompletuar kalimin te CFR Cluj.

Klubi rumun përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se ka kompletuar transferimin e anësori malishevas nga Ballkani.

Por, sa ka kushtuar kalimi i mesfushorit ofanziv te Cluj?

Nga burimet, Telegrafi mëson se operacioni është kompletuar fillimisht për 200 mijë euro.

Kjo vlerë rritet edhe për 100 mijë euro të tjera, nëse klubi rumun arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose atë të Evropës.

Po ashtu, Ballkani do të ketë edhe 15 për qind të ardhura nga shitja në të ardhmen e 24 vjeçarit.

Krasniqi te Ballkani bëri 105 paraqitje, duke shënuar 39 gola dhe ka bërë edhe 17 paraqitje, derisa në vitin 2022 mori edhe ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC CFR 1907 Cluj (@cfrclujofficial)