Gjilan.AL

G-Lan City

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 20-të, Genc Nuza në ndeshjen kryesore

Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Tre sfida pritet të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

Drita – Dukagjini është ndeshja kryesore e kësaj xhiro dhe ky duel gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj e Granit Hyseni.

Dardan Çaka do të gjykoj duelin mes Gjilanit dhe Malishevës, derisa Bardh Ajeti atë të kampionit në fuqi Ballkanit me Drenicën. /Gazeta Olle/