Gjilan.AL

G-Lan City

Dallku flet pas humbjes nga Drita

Është ndërprerë serie prej pesë ndeshjeve pa humbje në Superligë e Dukagjinit.

Skuadra klinase ka pësuar humbje në udhëtim te Drita me rezultat të thellë 5-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë nga dy skuadrat deri në 15 minutat para fundit, kur Drita realizoi katër gola.

Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se goli i dytë i Dritës i shokoi futbollistët e tij të cilët ranë dhe pësuan edhe golat e tjerë.

“Ishte shok psikologjik pasi pranuam golin e dytë. E kishim lojën nën kontroll. Shënuam golin dhe ndryshuam skemën për ta pritur e për ta dënuar kundërshtarin”.

“Goli i dytë na ‘preu këmbët’, ndërsa goli i tretë erdhi shumë shpejtë. Ne brenda lojës duhet të marrim përgjegjësi”.

“Kishim shumë mundësi në pjesën e parë, por lojtarët duhet të mësohen të marrin përgjegjësi. Më vjen keq sepse rezultati është shumë i thellë”, deklaroi Dallku.

Pas kësaj humbje Dukagjini zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë. /Gazeta Olle/