Gjilan.AL

G-Lan City

Daçiq: Asociacioni parakusht për bisedimet rreth një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Asociacioni  i Komunave me shumicë serbe është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk synohet të jetë një organizatë joqeveritare.

Ai për Happy TV tha se Serbia do të insistojë në formimin e menjëhershëm të Asociacionit, si parakusht për bisedime për një plan apo propozim politik për zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që është e dukshme është se, pavarësisht nëse ka dallime ndërmjet vendeve individuale apo organizatave ndërkombëtare për sa i përket dialogut, tani ata kanë vepruar si një grup prej pesë vetash dhe kanë biseduar me presidentin e Serbisë”, tha shefi i diplomacies serbe.

Ai tha se sot do të diskutohet se çfarë do të ndodhte nëse Serbia nuk pajtohej me propozimin e propozuar dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbështetjen e lidershipit shtetëror dhe qeverisë në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

The post Daçiq: Asociacioni parakusht për bisedimet rreth një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]