Gjilan.AL

G-Lan City

Çmimet Oscar 2023, Jimmy Kimmel do të jetë prezantues për herë të tretë

Prezantuesi i Talk Show, Jimmy Kimmel do ta drejtojë ngjarjen më të madhe të Hollivudit për herë të tretë, duke bërë shaka deklaroi se roli do të ishte “ose një nder i madh ose një kurth”.

“Sido që të jetë, i jam mirënjohës Akademisë që më pyeti kaq shpejt pasi të gjithë të mirët thanë jo”, tha ai kur u shpall si prezantues.

Kimmel më parë drejtoi këtë ngjarje madhore në vitin 2017 dhe 2018, transmeton Klankosova.tv.

Duke hapur shfaqjen e çmimeve në vitin 2018, ai tha: “Akademia ndërmori veprime vitin e kaluar për të përjashtuar Harvey Ëeinstein nga radhët e tyre”.

“Kishte shumë të nominuar të mëdhenj, por Harvey e meritonte më së shumti”./ KultPlus.com

The post Çmimet Oscar 2023, Jimmy Kimmel do të jetë prezantues për herë të tretë appeared first on KultPlus.