Gjilan.AL

G-Lan City

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 26 prill 2022:

– Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e sheshit te qytetit dhe të Qendrës së Mjekësisë Familajre. (Gjilan, ora 9:00)

–  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Nënkryetaren Donjeta Sahatçiu do ta bëjnë hapjen e kampanjës #Vajzatnëtik22. (Salla e Kuvendit Komunale të Prishtinës, ora 10:00)

–  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

–  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë per media me temë “Gjykata themelore në Prishtinë me vendim antikushtetues krijon monopol në treg dhe eleminon konkurencën në Kosovë”. (Salla e konferencave te AKB-se në lagjen Tophane, ora 13:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me koordinimin dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet panel diskutimi me temë “Amplifying Girls Poëer in Tech. (Oda Ekonomike Amerikane, ora 13:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton propozim vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrtn Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

– Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet punëtori paralele me 4 grupe të vajzave me 3d printer, Laser Cutter etj. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 14:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-111 pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

– Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e shkollave fillore ‘Musa Zajmi’ dhe ‘Mulla Idriz Gjilani’. (Gjilan, ora 16:00

The post Çka do të ndodhë sot në Kosovë? appeared first on GAZETA LIRIA.