Gjilan.AL

G-Lan City

Cicërimat e Elon Musk po u shfaqen edhe përdoruesve që nuk e ndjekin

Për shumë prej nesh, tabi “For You” i rrjetit social Twitter është plot cicërima dhe replika të Elon Musk. Jo të gjithëve po ju shfaqen këto cicërima por nga pasditja e së Hënës më shumë njerëz vunë re shfaqjen e tyre.

Shumë përdorues raportuan se shohin replika të Elon Musk më shumë sesa zakonisht. E njëjta vlen edhe për llogaritë të cilat nuk ndjekin fare Elon Musk.

Vetë Musk e pranoi në një farë mënyrë duke thënë se do të bëjnë rregullime mbi algoritmin.

Lajmi vjen pak ditë pasi Musk u ankua se cicërimat e tij nuk po marrin mjaftueshëm shikime e madje pushoi nga puna një inxhinier.

Edhe pse të dhënat e brendshme të Twitter lënë të kuptohet se llogaria e Twitter u rrit në popullaritet në kërkim në Prill të 2022, angazhimi ka rënë ndjeshëm gradualisht por inxhinierët nuk gjetën asnjë provë.

Gjatë fundjavës Musk tha se Twitter ka bërë disa ndryshime për të rregulluar shikueshmërinë pasi CEO tha se 95 përqind e cicërimave të tij nuk po dërgoheshin. /PCWorld Albanian

The post Cicërimat e Elon Musk po u shfaqen edhe përdoruesve që nuk e ndjekin appeared first on PCWorld Albanian.