Gjilan.AL

G-Lan City

Chelsea barazon me Fulhamin

Chelsea  dhe Fulham kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier.

Blutë e nisën ndeshjen me një rast të mirë të Kai Havertz, por goditja e tij shkoi jashtë.

Fulham pas tyre rrezikoi me Andreas Pereiran, por goditja e tij u prit nga Kepa Arrizabalaga.

Në fundin e pjesës së parë sërish Havertz kishte rast të mirë, por sërish gjuajti jashtë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve.

David Datro Fofana kishte rast në minutën e 80-të, por topi u largua nga vija e portës nga mbrojtja.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Chelsea mbeti në pozitën e nëntë me 32 pikë, ndërsa Fulham është i gjashti me 32 pikë.