Gjilan.AL

G-Lan City

ChatGPT mund të bëhet me pagesë

Këtë javë OpenAI sinjalizoi se së shpejti ChatGPT mund të bëhet me pagesë. Në një njoftim në serverin Discord të kompanisë, OpenAI tha se ishte duke menduar për monetizimin e ChatGPT si një mënyrë për të siguruar të ardhmen e mjetit të inteligjencës artificiale.

Versioni i monetizuar i ChatGPT do të quhet ChatGPT Proffesional. Kompania pyeti ndjekësit në Discord sesa do të ishin të gatshëm të paguanin në muaj për ChatGPT.

Pavarësisht situatave kontroverse, ChatGPT ka provuar të jetë një fitore për OpenAI duke tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Disa investitorë kanë filluar të implementojnë ChatGPT në kompanitë e tyre. Ryan Reynolds përdori ChatGPT për të gjeneruar një reklamë për Mint Mobile, operatorin celular që ka në pronësi pjesërisht.

Microsoft raportohet se do të inkorporojë ChatGPT në suitën Office dhe motorin e kërkimit Bing.

ChatGPT kishte mbi 1 milionë përdorues në fillim të Dhjetorit. Sipas CEO-s Sam Altman kostot që OpenAI po paguan për ChatGPT janë të larta.

Aktualisht kompania është nën presion për të gjeneruar fitime. OpenAI parashikon që në 2023 të fitojë 200 milionë dollarë, një shifër shumë e ulët krahasuar me 1 miliardë dollarë të investuara deri më sot në startupin.

Semafor raportoi në fillim të javës se Microsoft po kërkonte të blinte 49% të aksioneve të OpenAI duke e vlerësuar kompaninë me 29 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

The post ChatGPT mund të bëhet me pagesë appeared first on PCWorld Albanian.