Gjilan.AL

G-Lan City

Çfarë ndodh nëse bebja juaj nuk merr mjaftueshëm vitaminë D?

Me siguri se kohëve të fundit, e veçanërisht pas shfaqjes së pandemisë COVD-19, keni dëgjuar shumë për vitaminën D!

Sidoqoftë, a keni menduar ndonjëherë se si pikërisht kjo vitaminë ndikon tek bebja juaj?

Siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, bebeve u nevojitet vitamina D për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm sepse u ndihmon atyre të rriten me eshtra të shëndoshë dhe të bëhen të fortë.

Çfarë ndodh nëse bebet nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D?

Bebet të cilat nuk marrin mjaftueshëm sasi të vitaminës D, kanë mungesë të saj dhe, nëse nivelet janë shumë të ulëta, rrezikohet të sëmuren nga rakitizmi. Rakitizmi është sëmundje e cila ndikon në mënyrën se si fëmija juaj zhvillohet dhe rritet.

Çfarë duhet të bëni që bebja juaj të merr mjaftueshëm vitaminë D?

Vitamina D vjen nga burime të ndryshme, siç janë:

Rrezet e diellit: Vitamina D formohet në mënyrë natyrale kur lëkura ekspozohet në rreze të diellit.

Ushqimi: Disa ushqime si salmoni, tuna dhe mëlçia janë burim i mirë i vitaminës D.

Suplementet e vitaminës D: Kjo zakonisht rekomandohet edhe nga ekspertët e njohur botërorë, ku vitamina D në formë të lëngshme u jepet çdo ditë bebeve.

Cili suplement në Kosovë rekomandohet për bebet?

Wellbaby Vit D Drops

Pikat Wellbaby Vitamin D i sigurojnë bebes vitaminën D (në formën D3 që është forma më e preferuar e vitaminës D).

Kjo vitaminë është esenciale për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave tek fëmijët dhe ndikon drejtpërdrejtë në funksionalizimin optimal të sistemit të imunitetit.

Vlen të ceket se të gjitha produktet e Wellbaby:

– Janë të përshtatshme për vegjetarianë
– Nuk përmbajnë kripë ose tharmë
– Nuk përmbajnë alkool
– Nuk përmbajnë laktozë
– Nuk përmbajnë ngjyrues, ëmbëlsues ose shije artificiale

I gjeni nëpër barnatoret më të frekuentuara të Kosovës.

Artikull i sponsorizuar

The post Çfarë ndodh nëse bebja juaj nuk merr mjaftueshëm vitaminë D? appeared first on Gazeta Shneta.