Gjilan.AL

G-Lan City

Çfarë duhet të dini rreth inteligjencës artificiale

Çdo ditë e më shumë ne jemi duke dëgjuar mbi inteligjencën artificiale, por përsëri kemi paqartësi në mënyrën se si funksionon ajo. Ne kemi dëgjuar shumë gjëra rreth kësaj teme dhe mund të kemi hasur paqartësi mbi shërbimet që AI na ofron.

Si ta kuptojmë inteligjencën artificiale?

Termi inteligjencë artificiale është përdorur që në vitin 1955,që prej prodhimit të kompjuterëve të parë. Ne e përdorim këtë produkt të teknologjisë në përditshmërinë tonë, por pa e marrë vesh. Për shembull ne përdorim Alexa dhe në këtë moment ne sapo kemi përdorur inteligjencën artificiale. Kompjuterët tanë kryejnë çdo udhëzim që ne i japim nëpërmjet numrave binarë, pra kodimit. Këto pajisje teknologjike bëjnë të mundur punën që mund të bëjë një njeri falë AI. Kompjuterët arrijnë të përpunojnë informacionin e dhënë prej nesh dhe na japin rezultatin që kërkojmë. Me pak fjalë, ’’kompjuteri është me tru’’.

Llojet e inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale kërkon investime miliarda dollarëshe për tu bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Nga investimet e mëdha të kryera deri në këto momente ne kemi krijuar disa lloje të ndryshme të AI.

Termi i pare që mund të përballemi tek AI është: mësimi i përforcuar. Ne do të shohim që sa here ne të kërkojmë diçka nga AI, do të marrim reagime prej saj çka sjell një përdorim më korrekt dhe efikas.
Një rrjet kompjuterik i quajtur ‘’Modele me gjuhë të mëdha’’ përmbledh të gjitha fjalët që mund të jenë përdorur nëpër çdo burim të mundshëm informacioni në internet.
Rrjetet gjeneruese kundërshtare janë bashkime rrjetesh kompjuterike nga të cilat mund të krijohen produkte të ndryshme si për shembull: filma. Njëri rrjet e krijon atë, ndërsa i dyti e miraton atë që do të ndërtohet.
Kategoria e fundit është Inteligjenca artificiale simbolike që kërkon të krijojë një mendësi të re kundrejt AI dhe të gërshetojë AI me botë reale.

Çfarë është një ChatBot?

Chatbot është një prodhim i AI ku është i specializuar të bashkëbisedojë me përdoruesin në formën e një dialogu ku do të na japë një sasi të madhe informacioni në varësi të asaj që ne do të kërkojmë.

Si funksionon?

ChatGPT është site më i përdorur dhe është në pronësi të Microsoft. Përgjigjet e pyetjeve tona mund të jenë të pasakta dhe nuk duhen besuar 100%. ChatGPT jep përgjigjen e pyetjes së bërë dhe ka shanse që të japë përgjigje të shkurtër si për shembull:’’ Mali më i lartë është?’’ dhe përgjigja do të jetë ‘’Mount Everest’’. Gjithashtu ChatGPT mund të na ndihmojë dhe për punë më të vështira duke bërë hartime apo ese të ndryshme.

Gabimet e një ChatBot-i

Ne do të mendojmë se duke qenë se ChatGPT është inteligjencë artificiale, atëherë ajo është e pagabueshme. Përkundrazi, ChatGPT gabon dhe ndonjëherë mund të na kushtojnë shumë. Nëse ne i japim një temë të caktuar, AI do të gjejë informacion real dhe të saktë, por do të shtojë dhe gjëra të tjera imagjinare të cilat do të plotësojnë punimin tonë. Kjo çështje mund të ndikojë në dezinformimin e publikut dhe shqetësimi më i madh është i lidhur me këtë temë.

Çfarë janë deepfake?

AI mund të na mashtrojë dhe të na hedhë hi syve nëpërmjet zhvillimit të saj të madh. Kjo ndodh nëpërmjet DEEPFAKE. Deepfake krijon imazhe të ndryshme të rreme të cilat ngjajnë me realitetin. Para disa kohësh u krijuan imazhe të Presidentit ukrainas Zelensky i cili i thoshte ushtarëve të tij të dorëzoheshin apo pamje të Tom Cruise i cili luante golf rreth shtëpisë së tij. Përsëri, frika për dezinformim është mjaft e madhe kundrejt Deepfake sepse mund të krijohen email-e të personalizuara që mund t’iu dërgohen personave të listës sonë dhe shkaktojnë keqkuptime.

Kërcënimet që vinë nga inteligjenca artificiale

Një ndër themeluesit e OpenAI, Elon Musk mendon se AI është më e rrezikshme se lëndët bërthamore si dhe Bill Gates mendon se mund të ndikojë në prodhimin e armëve shumë më të rrezikshme se këto që janë në përdorim. Gabimet që mund të bëjë AI kanë shanse që të krijojnë kaos në fusha të ndryshme si për shembull në tregti. Çdo frikë lidhet me çështjet luftarake sepse AI do të mund të përdoret nga persona me qëllime jo të mira.

Si do të ndikojë AI në përditshmëri?

AI ka gjasa që të zëvendësojë njerëzit në punë të ndryshme ku ndryshimet vihen re që në këto momente. Google Translate është zgjidhja më e lehtë kur kemi nevojë për përkthim. Sipas një raportimi mendohet që rreth 39% e punëve shtëpiake do të zëvendësohen nga robotët. Ky ndikim do të vihet re në mjekësi ku shumë operacione do të asistohen nga AI apo do të çojë drejt automatizimit të fabrikave.

‘’Për shumicën e njerëzve, unë mendoj se AI thjesht do të jetë një mjet tjetër që ata përdorin në jetën e tyre, në të njëjtën mënyrë që përdornin internetin apo e-mail-in. Në shumë raste ata as nuk do ta kuptojnë se po përdorin AI.” -thotë Michael Wooldridge, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Oksfordit.

Me çfarë programi mund të përdor shërbimin e AI?

Në ditët e sotme Bing Chat i Microsoft dhe ChatGPT i OpenAI janë chatbot-et falas në këto momente dhe janë duke u përdorur gjerësisht. Bing Chat mund të na lerë gjatë në pritje dhe ChatGPT mund të na nxjerrë jashtë linje për shkak të pagesës. Ne mund të përdorim aplikacione të ndryshme në telefon që do të ushtrojnë funksionin e AI në një mënyrë të fshehtë. Kështu, ne tashmë kemi marrë disa nga njohuritë bazë lidhur me inteligjencën artificiale.

The post Çfarë duhet të dini rreth inteligjencës artificiale appeared first on PCWorld Albanian.