Gjilan.AL

G-Lan City

Ç’është terapia muzikore?

Terapia muzikore është një qasje terapeutike që përdorë tingujt e muzikës për të ndihmuar njerëzit të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor dhe mirëqenien e përgjithshme shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Por, si realizohet kjo terapi?

Terapia muzikore mund të jetë një proces aktiv, ku klientët luajnë rolin në krijimin e muzikës, ose proces pasiv që përfshin dëgjimin ose përgjigjen ndaj muzikës. Disa terapistë mund të përdorin një qasje të kombinuar që përfshin ndërveprime aktive dhe pasive me muzikën.

Në rast se filloni të aplikoni këtë terapi, bashkë me terapistin tuaj fillimisht identifikohen qëllimet.

Gjatë një sesioni terapetuik ju mund të dëgjoni zhanre të ndryshme muzikore, të luani një instrument apo edhe të kompozoni një këngë.

Përzgjedhja e këngëve mund të bëhet apo edhe të bëni në bazë të disponimit tuaj.

Në rast se jeni të zemëruar apo në stres, terapisti juaj mund t’ju rekomandojnë këngë me tone më të ngadalta, të buta dhe qetësuese.

Terapia e muzikës sjell benefitet e saj në çfarëdo lloj moshe, duke përfshirë këtu edhe fëmijët.

Kjo pasi dëgjimi i muzikës aktivizon rajonet e trurit që ndikojnë si shembull në kujtesë; ul rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, relakson muskujt, minimizon stresin, forcon aftësitë motorike dhe përmirëson komunikimin me fëmijët. /Gazeta Shneta/