Gjilan.AL

G-Lan City

CEO i Nvidia thur lavde për ChatGPT

Jensen Huang, bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, ka thurur lavde për ChatGPT, duke e quajtur një “moment iPhone” për inteligjencën artificiale dhe gjëja e mirë që i ka ndodhur industrisë.

Inteligjenca artificiale, veçanërisht ChatGPT, ka parë një shpërthim të popullaritetit në  muajt e fundit me kompanitë të cilat po nxitojnë ti implementojnë në produktet e tyre.

Gjithashtu çoi në lançimin e qindra startupeve bazuar në këtë teknologji. Bosi i Nvidia Huang së fundi dha verdiktin e tij në Universitetin Berkeley në SHBA.

Kur u pyet nga një student lidhur me ChatGPT, ai tha se shumë njerëz kanë filluar ta përdorin masivisht. 100 milionë përdoruesit e regjistruar në vetëm pak muaj e bëjnë një prej aplikacioneve konsumatorë me rritjen më të shpejtë edhe pse ChatGPT paraqitet më tepër si mjet sesa aplikacion.

“Kur ka qenë hera e fundit që kemi parë një pjesë të tillë teknologjie që është kaq e dobishme dhe që mund të zgjidhë probleme apo të surprizojë njerëzit në kaq shumë mënyra? Mund të shkruajë një poezi dhe të plotësojë një dokument Excel, të shkruar një kërkesë SQL, të shkruajë kod Python.

“Ky është momenti iPhone, nëse e shihni të tillë, i inteligjencës artificiale.”

Nuk përbën çudi që Huang është kaq pozitiv lidhur me ChatGPT. Nvidia është një lojtar madhor në AI duke krijuar harduerë dhe softuerë. /PCWorld Albanian

The post CEO i Nvidia thur lavde për ChatGPT appeared first on PCWorld Albanian.