Gjilan.AL

G-Lan City

Bylbyl Sokoli trajneri i ri i Malishevës?

Pasi FC Malisheva i ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror më 3 janar nën udhëheqjen e trajnerit Sami Sermaxhaj, ky i fundit nuk ka pranuar që të udhëtojë për në Antalia dhe që ta stërvisë edhe më tej skuadrën.

TV Malisheva ka mësuar se FC Malisheva është bërë me trajner të ri, duke ndarë rrugët menjëherë me Sami Sermaxhajn.

Mësohet se trajner i ri i ekipit është emëruar Bylbyl Sokoli, me të cilin është nënshkruar sonte kontrata.

Trajneri i ri do të prezantohet qysh nesër në stërvitjet e skuadrës.