Gjilan.AL

G-Lan City

Borrelli flet me Blinkenin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar nëpërmjet telefonit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Borrell thotë se Blinken rikonfirmuan vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, pa dhënë detaje Borrell tha se kanë folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Telefonata me Sekretarin Blinken ripohoi vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën. Koordinimi dhe uniteti transatlantik më i fortë se kurrë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

 

 

The post Borrelli flet me Blinkenin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]