Gjilan.AL

G-Lan City

Biografia

Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Ndërsa Regjioni i Gjilanit ka një sipërfaqe prej 525 km katror dhe përbëhet nga 63 fshatra, ka pozitë të mirë gjeografike, relievin dhe faktorët klimatik që krijojnë mundësi për zhvillimin e një flore dhe faune të pasur.

Regjioni i Gjilanit i përket një biodiversitet i pasur, duke filluar nga bimët barishtore, kullosave, bimëve mjekuese, aromatike, bimëve bujqësore (gruri, misri, tërshëra, patatja etj) shkurret, pyejet me drunj të ndryshëm.

Regjioni i Gjilanit është i pasur edhe me lumenjë dhe dy penda artificiale atë të Livoqit dhe të Përlepnicës, ku llogaritet të banuara (habitate) me disa popullata (peshq etj), si dhe gjallesa të fundit të lumenjëve që i quajmë bashkësi jetësore të bentosit.