Gjilan.AL

G-Lan City

Bing AI tashmë mund të gjenerojë edhe imazhe falë teknologjisë DALL-E të OpenAI

Microsoft Bing AI Chat është i dobishëm për tu dhënë përgjigje shumë dilemave të përdoruesve, por tani mund tu ndihmojë të prodhoni edhe imazhe. Kompania prezantoi Bing Image Creator i cili përdorur teknologjinë AI të gjenerimit të imazhit DALL-E të OpenAI.

Përdoruesit në Bing Search ose në panelin anësor të Edge mund ti kërkojnë robotit të komunikimit me AI të gjenerojë një imazh ose me një përshkrim direkt ose në përgjigje të një pyetje të radhës.

Nëse po kërkoni ide për rimodelimin e ambienteve të brendshme të shtëpisë, mund ti kërkoni Bing sipas kritereve tuaja.

Microsoft është në dijeni se disa gjëra mund të mos shkojnë siç duhet me këtë teknologji të re dhe për këtë ka aplikuar disa mbrojtje përmes asaj që OpenAI ofron.

Përdoruesit nuk do të lejohen të prodhojnë imazhe të dëmshme tha firma. Gjithashtu Microsoft sqaron se imazhet gjenerohen nga AI.

Image Creator është i disponueshëm për përdoruesit e Bing në desktop dhe mobil përmes një sajti të dedikuar. Përdoruesit e Edge do të kenë akses nëse janë pjesë e grupit të testimit dhe mund të aktivizojnë modalitetin Creative për të provuar gjeneruesin.

Microsoft synon ta sjellë mjetin edhe për modalitetet Balanced dhe Pricise në të ardhmen. Teknologjia funksionon vetëm për gjuhën angleze momentalisht por më shumë do të shtohen në ditët në vijim. /PCWorld Albanian

The post Bing AI tashmë mund të gjenerojë edhe imazhe falë teknologjisë DALL-E të OpenAI appeared first on PCWorld Albanian.