Gjilan.AL

G-Lan City

Binance rifillon depozitat dhe tërheqet pas një ndërprerje e cila trazoi industrinë kripto

Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave Binance ka rifilluar tërheqjet në platformën e saj pasi një problem teknik ndërpreu tregtimin tha kompania përmes një cicërime në Twitter.

Binance ndërpreu depozitat dhe tërheqjet në orët e para të ditës së Premte për shkak të një problemi në “trailing stop order”, një lloj porosie e cila është dizajnuar për të kyçur fitimet dhe humbjet gjatë tregtimit, tha CEO i Binance Changpeng Zhao duke shtuar se ndërprerja e aktivitetit në platformë është procedurë standarde në këto raste.

Ilya Volkov, CEO i Youhodler, një platformë huadhënie në kripto, tha se ndërprerja e Binance ishte rezultat i një problemi teknik dhe nuk prek çmimet e kriptomonedhave në mënyrë të ndjeshme.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë humbi 1.14 përqind të vlerës së saj duke rënë në 28,021 dollarë. Ditën e Hënë kriptomonedha kishte prekur vlerën më të lartë në 9 muaj.

“Probleme të tilla ndodhin kudo, dhe bursat e kriptomonedhave nuk bëjnë përjashtim,” tha Volkov.

Javën e kaluar bursa tha se do të ndërpriste depozitat dhe tërheqjet në paundin Britanik një muaj pasi ndërpreu transfertat në dollarë.

Bllokimi i transfertave në para tradicionale vjen ndërsa autoritetet Amerikane po godasin kriptomonedhat. Departamenti Amerikan i Drejtësisë gjithashtu ka nisur një hetim të Binance për pastrim parash dhe shkelje sanksionesh. /PCWorld Albanian

The post Binance rifillon depozitat dhe tërheqet pas një ndërprerje e cila trazoi industrinë kripto appeared first on PCWorld Albanian.