Gjilan.AL

G-Lan City

Berisha do të jap kontribut për Kosovën si skaut

Besart Berisha ka përfunduar karrierën që një vit, derisa ai tani ka nisur kursin që të pajiset me licencat për trajner.

Gjithsesi ish-reprezentuesi kosovar ndodhet në Kosovë dhe ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është takuar me të parin e FFK-së, Agim Ademin.

Ademi ka njoftuar për takimin me Berishën, teksa ka thënë se ish-sulmuesi do të punoj me grupmoshat e reja.

Berisha do të jap kontribut për Kosovën si ‘skaut’ për të gjetur talente të reja.

Postimi i plotë nga Agim Ademii:

Sot pata kënaqësinë që ta pres ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha.

Biseduam për ecurinë e Dardanëve që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë.

Besarti mbeti i mahnitur me progresin e bërë në vitet e fundit dhe shprehu përgëzimet e tij për punën e bërë në infrastrukturën sportive.

Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ai ka vendosur që të nisë zejen e trajnerit.

Planet e tij janë që fillimisht të punojë me grupmosha të reja, derisa kontributin e tij për Kosovën synon ta japë si ‘skaut’, në zbulimin e talenteve të reja.

E falënderova për kontributin e tij në fanellën e Kombëtares dardane, i dëshirova licencim sa më të shpejtë si trajner dhe suksese në planet e tij për të ardhmen.

Ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre – FFK. /Telegrafi/