Gjilan.AL

G-Lan City

Beogradi mbushet spiunë, si Kazablanka në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është tejet i bindur që Beogradi ishte, pak para, e pak pas Vitit të Ri, njëra nga qendrat me më së shumti spiunë në botë.

Madje, e krahasoi kryeqytetin e Serbisë me Kazablankën, vendin maroken që gjatë Luftës së Dytë Botërore vlonte nga agjentë të shërbimeve sekrete të fuqive botërore.

Ai pretendon se e di arsyen për gjithë këtë interesim të spiunëve.

“Kurrë nuk ishte kështu. Regjistruam rekord para Vitit të Ri e pas Vitit të Ri pikërisht për shkak të asaj që ndodhi në Kosovë. Hotelet ishin plotë, vilat plotë, shtëpitë plotë, banesat private plotë, ndërtesat plotë”, ka thënë Vuciq, përcjell klankosova.tv.

“Një numër kaq i madh i spiunëve, nga 20 dhjetori e deri më 5 janar, nuk është regjistruar në Beograd nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht, ata kanë përgatitur gjithçka”.

E çfarë në fakt ata kanë përgatitur, sipas presidentit serb, e dinë saktë dhe mirë shtyllat e sigurisë së vendit të tij, në krye me BIA-n (Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit).

klankosova.tv

The post Beogradi mbushet spiunë, si Kazablanka në Luftën e Dytë Botërore appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]