Gjilan.AL

G-Lan City

Banka Zvicerane PostFinance lançon shërbime kripto në Bitcoin dhe Ethereum

PostFinance, një firmë e shërbimeve financiare në pronësi të qeverisë Zvicerane, do tu ofrojë konsumatorëve disa shërbime të rregulluara kripto përmes platformës së bankingut Sygnum B2B.

Falë partneritetit me bankën e aseteve dixhitale Sygnum, konsumatorët e saj tashmë mund të blejnë, ruajnë dhe shesin kriptomonedha si Bitcoin dhe Ethereum thuhet në njoftimin e saj.

PostFinance është firma e pestë më e madhe Zvicerane e shërbimeve financiare me mbi 2.5 milionë konsumatorë.

“Ky bashkëpunim tregon sesi asetet dixhitale tashmë janë pjesë integrale e shërbimeve financiare në Zvicër,” tha PostFinance.

Zvicra është një ekosistem investimi që ofron një numër avantazhesh strategjike përfshirë qartësi rregullatorë për kriptomonedhat duke eliminuar rreziqet financiare.

Sipas Sygnum, Postfinance zbuloi një kërkesë të fortë për shërbime investimi në kripto pasi analizoi nevojat e konsumatorëve të saj.

Falë bashkëpunimit të ri PostFinance mund të ofrojë shërbime për gjenerimin e të ardhurave siç është kyçja e aseteve kripto për një afat kohor për të siguruar rrjetin blockchain në këmbim të shpërblimit.

/CIO Albanian

The post Banka Zvicerane PostFinance lançon shërbime kripto në Bitcoin dhe Ethereum appeared first on PCWorld Albanian.