Gjilan.AL

G-Lan City

Avokati Arsim Vranovci nga Gjilani zgjedhet president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare

Avokati i njohur kosovar, Arsim Vranovci është zgjedhur president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare.

Ka qenë po i njëjti ai që ka organizuar sot ceremoninë e themelimit të kësaj shoqate ku ishin të pranishëm liderët shtetërorë, ministra, ambasadorë, eurodeputeti Lucas Mandl, ish-presidenti Sejdiu dhe figura të tjera të shquara në vend.

Para të pranishmëve, avokati ka thënë fjalë të mëdha për shtetin mik, Austrinë.

“Kjo është një ngjarje të cilën nuk e kam bërë vetëm unë. Motoja dy shtete një zemër buron nga fakti se gjysmën e familjes i kemi jashtë vendi. Familja ime jemi katër antarë, dy jemi në Kosovë dhe dy në Austri, prandaj nuk mund të ndahemi. Dua të shtojë vetëm një fjali, pra sic thoshte presidenti ynë historik, dr, Ibrahim Rugova në çdo fjalim të tij, Zoti i bekoft SHBA-të, Zoti e bekoft Kosovën, Zoti e bekoft Austrinë” ka thënë Vranovci para të pranishmëve. /Indeksonline/