Gjilan.AL

G-Lan City

Atentat kryeprokurorit të përgjithshëm bullgar, i shpëton eksplozivit në rrugë

Një atentat ndaj kryeprokurorit të përgjithshëm bullgar Ivan Geshev tronditi Bullgarinë të hënën.

Një sasi eksplozivi prej 3 kg tritol ishte vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer në momentin që automjeti i Gershev po kalonte. Kryeprokurori që ishte objekt i atentatit i shpëtoi shpërthimit.

Sipas kreut të Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, eksplozivi ishte vendosur në një kthesë pranë fshatit Kovaçevtsi, ndërsa krijoi një krater në diametër tre metra dhe 30-40 centimetra të thellë, ku fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

Ende nuk ka detaje se kush fshihet pas këtij atentati, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime duke bërë edhe ekspertizën e mbetjeve që ka lënë eksplozivi.

Prokurori i Përgjithshëm ka qenë objektivi i protestave të mëdha në vitin 2020 së bashku me kryeministrin e atëhershëm bullgar Bojko Borisov, ndërsa protestuesit akuzonin prokurorin për dështimin në vënien para drejtësisë të një grupi mafioz të korruptuar, që sipas tyre kishin depërtuar në strukturat e pushtetit të vendit. /Ora News/