Gjilan.AL

G-Lan City

Arsenali ndalet në shtëpi nga Brentfordi

Arsenali ka barazuar ndaj Brentford me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë solli vetëm nga një rast nga të dyja palët me Bukayo Sakan dhe Ivan Toneyn që rrezikuan, por pa e qëlluar cakun.

Arsenali mori epërsinë fillimisht në minutën e 66-të, kur Leandro Trossard shënoi për 1-0 pas një pasimi të Sakas.

Por vetëm pas disa minutash mysafirët barazuan me Ivan Toneyn, ndërsa goli u pranua pasi u rishikua disa minuta në VAR (1-1).

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan, nuk ndryshoi rezultati.

Arsenali mbetet lider me 51 pikë, ndërsa Brentford ka 34 pikë dhe mban vendin e tetë.