Gjilan.AL

G-Lan City

Arsenali me një tjetër ofertë për Mudryk, tani shumë më e lartë se e para

Arsenal nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për Mykhailo Mudryk, lojtarin që aktivizohet për Shakhtar Donetsk. Pasi ukrainasit i refuzuan ofertën e kaluar prej 45 milionë paund plus bonuse, topçinjtë rikthehen me një ofertë e cila është përmirësuar ndjeshëm.

Bëhet fjalë për 62 milionë paund plus bonuse, një ofertë e cila ende është larg pretendimet prej 80 milionë paund të Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, drejtuesit e Arsenal janë optimist se tratativa për 22-vjeçarin do të mbyllet me sukses duke qenë se vetë Mudryk e preferon transferimin te The Gunners.

Për Mudryk ka pasur interes edhe nga ana e Chelsea, megjithatë nëpërmjet rrjeteve sociale, sulmuesi ka lejuar të kuptohet se preferon skuadrën e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta.

Arsenali aktualisht është kryesuesja e Premier League me topçinjtë që kanë një diferencë prej pesë pikësh nga ndjekësit e Manchester City dhe synojnë të rikthehen te titulli pas 20 vitesh.