Gjilan.AL

G-Lan City

Arsenal – City, beteja e titullit në Angli në shifra

Takimi i sotëm (20:30) mes Arsenalit dhe Manchester City-t do të jetë i 187-ti në histori mes këtyre dy klubeve. Dy ekipet kryesuese të Premier League-s do të matin forcat në një sfidë ku mund të përcaktohet shumëçka fatin e këtij edicionit në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” po zhvillojnë një sezon mbresëlënës dhe kryesojnë me 51 pikë, tri më shumë se skuadra e Pep Guardiolës, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Në historikun e përballjeve mes tyre, Arsenali ka arritur që të fitojë 89 ndeshje, ndërsa City ka triumfuar në vetëm 55 ndeshje. 42 sfida kanë përfunduar në barazim.

Në vitin 1906 për herë të parë Manchester City dhe Arsenali u përballën me njëri-tjetrin, me “Topçinjtë” që arritën të fitonin 1-2.

Në lidhje me historinë, Arsenali ka marrë 13 tituj kampion, krahasuar me 8 të City-t, por “Topçinjtë” e kanë harruar shijen e një titulli, pasi i fundit daton në sezonin 2003-2004, ndryshe nga skuadra e Guardiolës që është kampionia në fuqi.

Kjo është ndeshja e parë në kampionat mes këtyre dy ekipeve, që zhvillojnë sfidën e prapambetur të javës së 12-të, por që peshon shumë. Arsenal do fitoren për tu arratisur në kryes, ndërsa ekipi i Guardiolës për ta bërë kampioanatin maksimalisht të bukur dhe interesant.

Duke nisur nga ora 20;30 në ekranin e Supersport/Digitalb do të vijë magjia e kësaj super përballjeje, e cila do t’i mbajë mbërthyer të gjithë tifozët për një nga ndeshjet më emblematike të kampionatit më të bukur në planet.