Gjilan.AL

G-Lan City

Ars Clubi “Beqir Musliu” rikthen “Tavolinën Letrare të së Shtunës”

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, pas një periudhe trivjeçare, rikthen veprimtarinë letrare përgjatë stinës së Pranverës, nën titullin përmbledhës, “Tavolina letrare e të shtunës”.

Data 20 maj 2023, e rikthen këtë veprimtari shumë të mirëpritur po dhe tejet përmbajtësore, përmes librit të sapobotuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, vëllimin me poezi të zgjedhura për heroin Agim Ramadani, FRYMËSI AMSHIMI, e cila u botua në fund të muajit prill të këtij viti, nën përgatitjen dhe parathënien e prof. dr. Anton Nikë Berishës.

Ashtu si i dhe në dy edicionet e mëhershme ( 2019, 2020 ), pjesë e “Tavolinës…” do jenë autorë, krijues e vlerësues të ndryshëm, të cilët ftohen enkas, varësisht prej veprave dhe temave të shtruara.

Në edicionin e tretë, 2023, përpos figurës së heroit e ppoetit Agim Ramadani, do të vlerësohen edhe poetët tashmë të ndjerë, Rexhep Elmazi e Mirko Gashi. /Kryelajmi/