Gjilan.AL

G-Lan City

Arrin në 35 numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në Dnipro

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në Dnipro u rrit në 35, thonë zyrtarët ukrainas.

Raketa dhe shpërthime u dëgjuan në të gjithë vendin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha se 39 persona, përfshirë 14 fëmijë, ishin shpëtuar deri më tani dhe deri në 35 persona mund të jenë ende nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte thënë më parë se “dhjetëra” njerëz, përfshirë një vajzë 3-vjeçare, u shpëtuan nga ndërtesa edhe pse shumica e kateve u “shkatërruan”.

Sipas presidentit, 72 apartamente u shkatërruan dhe më shumë se 230 apartamente u dëmtuan në sulmet e të shtunës.

klankosova.tv

The post Arrin në 35 numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në Dnipro appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]