Gjilan.AL

G-Lan City

Arrestohet ‘Dan Pifqi’ në Gjilan, sillej nëpër rrugë me thikë të madhe në dorë

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar të mërkurën në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku është prangosur një person, i cili sillej lirshëm nëpër rrugë me një thikë të madhe në dorë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ramadan Behlulin, i njohur në rrjete sociale si “Dan Pifqi”, i cili fillimisht i ka rezistuar arrestimit, por nuk arriti të shpëtojë nga prangat e Policisë.

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar të mërkurën në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku është prangosur një person, i cili sillej lirshëm nëpër rrugë me një thikë të madhe në dorë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ramadan Behlulin, i njohur në rrjete sociale si “Dan Pifqi”, i cili fillimisht i ka rezistuar arrestimit, por nuk arriti të shpëtojë nga prangat e Policisë. /06 Press/