Gjilan.AL

G-Lan City

Arrestohet burri direkt në televizionin amerikan, pasi djali i tij katërvjeçar shihet me armë

Një burrë është arrestuar në shtetin amerikan të Indianës, pasi djali i tij katërvjeçar, i cili dukej se po bartte pelenë, u pa duke e mbajtur në duar një armë.

Shane Osborne, 45 vjeç, u akuzua për neglizhencë pasi fqinjët raportuan se një fëmijë në një korridor mbante atë që ata besonin se ishte një pistoletë, tha policia.

Arrestimi është bërë drejtpërdrejtë në emisionin televiziv “On Patrol”.

Në emision u transmetua një video në të cilën dyshohet se dukej djali i të arrestuarit me armë në dorë.

Osborne i kishte thënë policisë se ai nuk posedon armë dhe se në kohën kur fëmija e tij e kishte armën në dorë ai ishte në gjumë.

Gjithashtu, ka thënë se arma mund të ishte e kushëririt të tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Arrestohet burri direkt në televizionin amerikan, pasi djali i tij katërvjeçar shihet me armë appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]