Gjilan.AL

G-Lan City

Arrestohet aktivistja e mjedisit Greta Thunberg, gjatë një proteste në Gjermani

Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjatë një proteste në Gjermani.

Aktivistja mjedisore, 20 vjeç, ka marrë pjesë në protesta kundër shkatërrimit të fshatit Luetzerath.

Fshati i vogël, i cili është kthyer në vijën e parë të debatit të klimës në Gjermani, po pastrohet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri aty pranë.

Policia thotë se është hera e dytë që aktivistja suedeze, e cila iu bashkua protestave të shtunën, është larguar nga policia këtë javë në Luetzerath.

Një zëdhënës i forcës lokale të policisë së Aachen tha se Thunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që “sulmuan” drejt skajit të minierës së hapur, është përshkruar nga oficerët si ” jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Policia thotë se aktivistja nuk u arrestua, por u mor me vete dhe tani po mbahet së bashku me protestuesit e tjerë për identifikim.

Fshati i vogël i Luetzerath, në North Rhine-Westphalia, është në pronësi të firmës së shërbimeve RËE dhe është zbrazur përpara shkatërrimit të tij, për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzëeiler aty pranë.

Ministrat dhe RWE thonë se linjiti – një formë e qymyrit që konsiderohet nga aktivistët si më dëmtuesi për shëndetin – i gërmuar nga miniera do të sigurojë sigurinë energjetike të Gjermanisë në afat të shkurtër.

The post Arrestohet aktivistja e mjedisit Greta Thunberg, gjatë një proteste në Gjermani appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]