Gjilan.AL

G-Lan City

Arion Ymeri largohet nga Gjilani

Pasi la prapa problemet financiare, Gjilani është riorganizuar duke nisur përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” kanë filluar të mendojnë edhe për afatin kalimtar të janarit, raporton Demokracia.com.

Demokracia.com nga burime të saj merr vesh se Gjilani ka ndarë rrugët me portierin Arion Ymerin.

Siç mësojnë burimet, “kuqebardhët” dhe Ymeri kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Përveç këtij largimi, Gjilani pritet të jetë aktiv në merkaton dimërore, duke sjellë në Anamoravë edhe emra të dëshmuar të futbollit të Kosovës.

Pak ditë më parë, presidenti i klubit, Florim Zuka shlyu obligimet disa mujore për futbollistët dhe stafin, me ç’rast edhe trajneri Zekirija Ramadani u rikthye në kampin e kuq, pak kohë pasi u largua.

Gjilani zë vendin e katërt me 27 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara në stinorin vjeshtor