Gjilan.AL

G-Lan City

Apple konfirmon konferencën e zhvilluesve WWDC 2023 më 5-9 Qershor

Apple ka përcaktuar datat e WWDC 2023. Konferenca e zhvilluesve e kompanisë do të mbahet ë 5-9 Qershor dhe përsëri do të mbahet në një format online.

Megjithatë zhvilluesit dhe studentët do të mund të bëhen pjesë e një eksperiencë të veçantë në Apple Park më 5 Qershor.

Kompania qëndroi e heshtur në lidhje me atë që mund të presim nga ky eveniment pavarësisht se mund të jetë ndër më të rëndësishmit ndër vite.

Ka pasur spekulime se Apple mund të debutojë pajisjen e realitetit të miksuar në WWDC 2023. Potencialisht e quajtur Reality Pro ose Reality One, besohet se është një pajisje që funksionon më vete me çipin M2, dy ekrane 4K, gjurmim i avancuar i trupit dhe kontrollet me gjeste dhe komanda Siri.

Hardueri mund të shkojë për zhvilluesit dhe profesionistët me çmim deri në 3 mijë dollarë dhe të përmbajë funksionalitete shëndeti dhe avatarë në thirrjet FaceTime.

Zbulime të tjera në WWDC 2023 do të jenë padyshim iOS 17, macOS 14 dhe watchOS 10 në mesin e përditësimeve të platformave. Edhe pse nuk mund të themi me bindje se do të ketë një harduer të ri, kujtojmë se vitin e kaluar Apple zbuloi MacBook Air M2 gjatë kësaj konference.

Menjëherë pas WWDC do të shohim versionet e para beta të sistemeve operative të reja. /PCWorld Albanian

The post Apple konfirmon konferencën e zhvilluesve WWDC 2023 më 5-9 Qershor appeared first on PCWorld Albanian.