Gjilan.AL

G-Lan City

Apple do të përdorë teknologjinë e saj të ekraneve të Watch dhe iPhone

Apple do të filloj të zëvendësojë ekranet e pajisjeve mobile me teknologjinë e saj të ekraneve duke filluar nga viti i ardhshëm raportoi Bloomberg.

Gjiganti i teknologjisë raportohet se do të fillojë me modelet e segmentit të lartë Apple Watch në fund të 2024 duke zëvendësuar ekranet aktuale OLED me teknologjinë e saj microLED.

Media thotë se teknologjia e ndërtua nga Apple e ekraneve do të mbërrijë edhe në pajisjet e tjera përfshirë iPhone. Ekrani i ri ka ndriçim më të lartë, ngjyra më vibrante dhe do ti bëjë fytyrat e orës të duken sikur janë pikturuar mbi xham.

Gjithashtu do të ketë kënde më të mira shikueshmërie.

Bloomberg fillimisht raportoi përpjekjet e Apple për të zhvilluar teknologjinë e saj të ekraneve në 2018. U besua se do të vinte në 2020-ën, por produkti dështoi për shkak të kostove dhe sfidave teknike me zhvillimin e tij.

Burimet e informacionit thanë pavarësisht vonesave, teknologjia është një prej projekteve më të rëndësishme të Apple. Gjiganti i teknologjisë thuhet të ketë shpenzuar miliarda dollarë për zhvillimin e saj dhe tashmë ka nisur testimet për aplikimin e saj në Apple Watch Ultra. /PCWorld Albanian

The post Apple do të përdorë teknologjinë e saj të ekraneve të Watch dhe iPhone appeared first on PCWorld Albanian.