Gjilan.AL

G-Lan City

Aplikacioni Google Photos nuk funksionon pas instalimit të iOS 16.3.1

Google Photos është jashtë funksioni për shumë përdorues të cilët përditësuan iPhone e tyre në iOS 16.3.1.

Shumë përdorues raportuan në rrjetin social Twitter se aplikacioni dështon me tu hapur duke e bërë të pamundur të aksesohen apo menaxhohen libraritë e fotove të Google.

Edhe pse problemi duket se nuk është universal, disa përdorues thonë se mund të hapin Google Photos normalisht. Aplikacionet e tjera të Google si Gmail, Drive dhe Maps funksionojnë normalisht.

Në këto momente është e paqartë çfarë e shkakton problemin por preken vetëm një numër i kufizuar përdoruesish.

Përditësimi i fundit i iOS mendohet të jetë minimal dhe shënimet e përditësimit publikuar nga Apple flasin për rregullime gabimesh dhe disa probleme sigurie.

Google tha se është në dijeni të problemit dhe do të lançojë një përditësim me versionin 6.23.1 të aplikacionit Google Photos. /PCWorld Albanian

The post Aplikacioni Google Photos nuk funksionon pas instalimit të iOS 16.3.1 appeared first on PCWorld Albanian.