Gjilan.AL

G-Lan City

AMD zbulon performancën e Ryzen 7 7800X3D, deri në 24 përqind më i shpejtë sesa Core i9-13900K

AMD publikoi testimet zyrtare të Ryzen 7 7800X3D i cili ofron performancë deri në 24 përqind më shumë në video lojëra krahasuar me Core i9-13900K.

AMD Ryzen 7 7800X3D do të jetë pasardhësi i vërtetë i Ryzen 7 5800X3D i cili ka qenë një prej çipe më të shitura që kur debutoi. Ky procesor do të jetë ideal për gamerat me 8 bërthama dhe 16 threads dhe të njëjtën memorie prej 104MB cache.

Procesori ka frekuencë bazë prej 4Ghz, ose 700Mhz më pak sesa Ryzen 7 7700X dhe frekuencë turbo prej 5.0Ghz ose 400Mhz më pak sesa Ryzen 7 7700X.

Në testimet zyrtare të AMD, kompania na jep krahasime performance në disa aplikacione gaming dhe standarde. Është krahasuar me Ryzen 7 5800X3D dhe Core i9-13900K. Duke filluar me 5800X3D, çipi Zen 4 3D V-Cache 7800X3D është 30 përqind më i shpejtë.  Kur debutoi, 5800X3D kushton 449 dollarë ndërsa sot shitet për 299 dollarë.

Është ende procesori më i shitur. Ryzen 7 7800X3D pritet të sillet njëlloj dhe të bëhet procesori AM5 më i shitur. Sa i takon Core i9-13900K, AMD thotë se Ryzen 7 7800XD është 24 përqind më i shpejtë në disa titujt 1080p.

Procesori AMD shkëlqen edhe në efikasitet. Ndërsa Core i9-13900K konsumon mes 125 deri në 253-vat, Ryzen 7 7800X3D konsumon vetëm 120-vat.

/PCWorld Albanian

The post AMD zbulon performancën e Ryzen 7 7800X3D, deri në 24 përqind më i shpejtë sesa Core i9-13900K appeared first on PCWorld Albanian.