Gjilan.AL

G-Lan City

AMD unifikon driverat e grafikave RX 6000 dhe RX 7000 me Adrenalin 23.2.1

Pas një pritjeje të gjatë 2 mujore, kartat grafike AMD Radeon RX 6000, të cilat mbeten disa prej më të mirave në treg, më në fund kanë një driver të ri.

AMD lançoi Adrenalin Edition 23.2.1 për kartat grafike RDNA 2. Nuk është vetëm për RX 6000 por edhe për RX 7000 duke unifikuar kështu dy arkitekturat nën një driver të vetëm.

Pjesë e tyre janë edhe kartat grafike të tjera filluar nga RX 400.

Adrenalin Edition 23.2.1 sjell mbështetje zyrtare për Forspoken dhe Dead Space. Por sigurisht nuk do të jetë një përditësim driver pa një përmirësim performance.

AMD pretendon se versionin 23.1.1 rrit performancën në 4K me 7 përqind për Forspoken dhe 4 përqind për Hogwarts Legacy krahauar me versionin e vjetër të driverit lançuar në Dhjetor të 2022.

F1 shfaqi rritjen më të madhe në performancë me AMD që thotë se shkon deri në 19 përqind.

AMD përdor RX 6950 XT për krahasimet e performancës mes dy driverave. Prodhuesi i çipeve me këtë debutim është përqendruar në Vulkan duke shtuar mbështetjen për IREE dhe ndërfaqen MLIR në Vulkan.

Gjithashtu përdoruesit e serive RX 6000 do të gëzohen të mësojnë se kanë për të marrë veçoritë e RX 7900. Me Adrenalin 23.2.1 AMD sjell përmirësime për streaming H.264 dhe H.265.

/PCWorld Albanian

The post AMD unifikon driverat e grafikave RX 6000 dhe RX 7000 me Adrenalin 23.2.1 appeared first on PCWorld Albanian.