Gjilan.AL

G-Lan City

Ambasadorja amerikane në OKB: Të zbatohet sa më shpejtë marrëveshja e arritur në Ohër

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në njoftimin e lëshuar nga Misioni i ShBA-së në OKB thuhet se ato diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Thomas-Greenfield e uroi Gërvallën për marrëveshjen historike, ligjërisht të obligueshme të normalizimit të arritur nga Kosova dhe Serbia dhe kërkoi zbatimin e saj të shpejtë.

Ambasadorja përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore. /Klankosova/