Gjilan.AL

G-Lan City

Ambasadori i Hungarisë József Bencze, viziton kompaninë “RC Cola” në Gjilan

Kompaninë “RC Cola” në Gjilan, e ka vizituar ambasadori i Hungarisë József Bencze, i cili pa nga afër punën e kompanisë shkruan Radio Star.

Drejtori i kompanisë “Rc Cola”, Fejzulla Mustafa, ka falemnderuar ambasadorin Hungarez për kohën të cilën e ka rezervuar për ta vizituar kompanin kosovare.

Shkrimi i plotë:

Ishte nder dhe kënaqësi që dje në kompaninë tonë i kishim në vizitë Ambasadorin e Hungarisë z.József Bencze së bashku me z.Arsim Vranovci – President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe ekipën e tyre përcjellëse.

Ambasadori Bencze u njoftua për së afërmi me gamën e produkteve tona, ku ndër të tjera drejtori i kompanisë RC Cola z.Fejzulla Mustafa e falenderoj për vizitën dhe kohën që ndan për të qëndruar në kompaninë tonë. /Radio Star/