Gjilan.AL

G-Lan City

“Albin Kurti është diktator” – Bunjaku-Rexhepi: Ekspertët po frikësohen nga presioni i kësaj Qeverie

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku ka foluir në “Prime Time” lidhur me qasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj sistemi të drejtësisë, shkruan Gazeta10.

Bunjaku ka pyetur Kurtin se me çfarë të drejte i fut duart në drejtësi, duke shtuar se pretedenti për kryeprokuror, Blerim Isufaj ka qenë një njëri që ka luftuar për këtë vend dhe e Meriton pozitën.

“Kush je ti si kryeministër i Kosovës, me çfarë të drejte del në foltore dhe i futë duart e ndërhyn në drejtësi? Kjo është e papranueshme. Kosova ka nevojë për një kryeprokuror të ndershëm, si z.Isufaj, që e kryen punën e vetë ndershëm. Po, për këta nuk është i ndershëm se nuk është i tynve, s’është as i yni, është njeri profesionist. Është njeri që e ka kap pushkën dhe ka luftu në kohën kur Kosova ka pas nevojë. Kjo nuk është determinuese por, është meritor për Republikën tonë.”, tha ajo.

Tutje, Bunjaku ka thënë se Isufaj luftoi “për dallim prej shumicës së këtyre deputetëve të VV-së, që kanë qenë në Sankovec.”/Gazeta10