Gjilan.AL

G-Lan City

Alarmon zyrtari i AAK-së: Gjilani po pëson çdo ditë si pasojë e papërgjegjësisë totale

Nuk po ju drejtohem si zyrtar i një subjekti opozitar, por si një taksapagues i Gjilanit i cili po pëson çdo ditë si pasojë e papërgjegjësisë totale që ju keni në raport me Gjilanin. Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit për shkak se i keni shkatërruar rrugët e nuk po punoni siç duhet thuhet në reagimin e Ardian Azemit drejtuar Liburn Aliut e Alban Hysenit.

Reagimi i plotë i Ardian Azemit:

Kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni
Ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Nuk po ju drejtohem si zyrtar i një subjekti opozitar, por si një taksapagues i Gjilanit i cili po pëson çdo ditë si pasojë e papërgjegjësisë totale që ju keni në raport me Gjilanin.
Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit për shkak se i keni shkatërruar rrugët e nuk po punoni siç duhet.

Kudo në hyrje-dalje të Gjilanit është vështirësuar qarkullimi në masë të madhe, kjo jo kohën e fundit por me vite. Nga Gjilani në drejtim të Ferizajit, përkatësisht tek rruga e Cërrnicës në kodrën e Parteshit, rruga është e shkatërruar me vite të tëra, jo muaj. Nuk keni ndërmarrë asnjë hap konkret me rregullu atë rrugë, përveç një cerkuzi që keni bërë me vija mbi gropa.

Rruga nga Gjilani në drejtim të Bujanocit, përkatësisht nga fabrika e baterive deri tek Bunari i Përlepnicës, keni thënë se do të përfundojë kah gjysma e vitit 2022, dmth që vitit të kaloi, ndërsa sipas dinamikës së punimeve që janë duke ndodhur, vështirë se do të përfundojnë këtë vit, madje kam frikë se do ta zë edhe viti i ardhshëm. Totalisht të papërgjegjshëm!

Keni nis punimet edhe në drejtim të Prishtinës, ndërsa punimet aty kanë ngecur prej kohësh pa e ditë pse.

I keni marrë mbi 32 mijë vota në Gjilan. Njerëzit kanë besuar se ju do t’i lehtësoni jetën dhe punën, ndërsa ju ia vështirësuat atë si kurrë më parë.

Erdhi koha e pushimeve të bashkatdhetarëve tanë, si do t’i presim ata me këto rrugë?
Pra, nëse mund të më përgjigjeni mua dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit, kur do ta shohim fundin e punimeve në këto rrugë? /Rajoni Press/