Gjilan.AL

G-Lan City

Aktorja e njohur vdes në moshën 75-vjeçare

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare Cindy Williams, një ndër yjet më të njohur në Amerikë në vitet 1970 dhe 1980 për rolin e saj si Shirley përballë Laverne të Penny Marshall në serialin e dashur “Laverne & Shirley”.

Lajmi është konfirmuar nga familja e saj. Ajo ndërroi jetë në Los Angeles si pasojë e një sëmundje. Me anë të një deklaratë fëmijët e saj Zak dhe Emily Hudson thanë se:

“Vdekja e nënës tonë Cindy Williams na ka sjellë dhimbje të mëdha që nuk mund të shprehen asnjëherë. Njohja dhe dashuria ndaj saj ka qenë gëzimi dhe privilegji ynë. Ajo ishte e veçantë, e bukur, zotëronte një sens humori të shkëlqyer dhe një shpirt vezullues që të gjithë e donin.”

Cindy punoi me disa nga regjisorët më elitarë të Hollywoodit duke u shfaqur në projekte si: “Travels With My Aunt” të George Cukor në 1972, “American Graffiti” të George Lucas 1973 dhe “The Conversation” të Franics Ford Coppola të vitit 1974. Megjithatë, ajo ishte e njohur më shumë për paraqitjen në “Laverne&Shirley” që u transmetua në ABC nga viti 1976 deri në 1983.

Karriera e saj e aktrimit filloi me role të vogla në televizion duke filluar në vitin 1969, me shfaqjet në “Room 222”, “Nanny and the Professor” dhe “Love, American Style”. Williams ishte e martuar me këngëtarin Bill Hudson nga viti 1982 deri në vitin 2000. Hudson ishte babai i dy fëmijëve të saj./abcnews.al/ KultPlus.com

The post Aktorja e njohur vdes në moshën 75-vjeçare appeared first on KultPlus.