Gjilan.AL

G-Lan City

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.