Gjilan.AL

G-Lan City

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10-vjetorin e themelimit të tij, do të organizojë aktivitete të ndryshme nga data 06 mars 2023 deri më 10 mars të këtij viti.

E hënë/06.03.2023

Ora 09:00 – Ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të ndryshme, që nga themelimi i UKZ-së e deri tani, e cila do të jetë e hapur në sallën A01.

Ora 11:00 – Simulim i një seance gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik në mbikqyrjen e stafit akademik /salla B01.

Turniri në futboll nga ekipet e studentëve të UKZ-së, mbahet në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, gjatë gjithë ditës.

 

E martë/07.03.2023

Ora 11:00 – Fakulteti i Edukimit do të organizojë tryezë diskutimi nga fusha e kulturës dhe letërsisë/salla A34.

Ora 12:00 – Ndarja e çmimeve për poezinë dhe për esenë më të mirë të studentëve të UKZ-së/ Salla A34.

Ora 13:30 – Ndarja e çmimeve për ekipin fitues të studentëve në turnirin e futbollit/salla A34.

Ora 14:00 – Ekspozitë personale e profesorit të artit Ahmet Ibrahimi/salla A01.

 

E mërkurë/08.03.2023

Ora 11:00 – Diskutim/Roli dhe rëndësia e UKZ-së në shoqëri/salla A11.

Ora 12:00 – Garat e studentëve për projektin më të mirë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike/salla A34.

Ora 13:30 – Koncert muzikor nga studentët e UKZ-së nën udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu/salla A34.

 

E enjte/09.03.2023

Ora 11:00 – Manifestimi qëndror, ku do të jenë pjesë përfaqësues të Institucioneve qëndrore e lokale, staf akademik e administrativ, studentë si dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast do të ndahet diploma “STUDENT I DALLUAR”, do të ndahen mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe atë administrativ/salla A34.

 

E premte/10.03.2023

Ora 13:00 – Tryezë diskutimi mes Parlamentit Studentor të UKZ-së, Parlamentin Studentor të Universitetit të Mitrovicës dhe Parlamentin Studentor të Gjakovës/salla A34.