Gjilan.AL

G-Lan City

Afganistan: Kukullave u mbulohen fytyrat (VIDEO)

Qeveria talebane  i urdhëroi  të gjithë pronarët e dyqaneve në kryeqytetin afgan të mbulojnë fytyrat e kukullave reklamuese

Veçse pronaret e bizneseve  po ankohen se pamja e mbuluar e manekinëve po i largon blerësit.

“Po ne duhej t’i mbulonim fytyrat  sepse na kanë urdhëruar ta bëjmë këtë, dhe kjo ka ndikuar në punën tonë, sepse kur klientët vijnë në dyqanin tonë gjëja e parë që vërejnë janë fytyrat e mbuluara të manekinëve dhe ata nuk blejnë.” Muslim Rahimi, pronar dyqani:

Fillimisht, talebanët kur morën pushtetin donin që kukullave reklamuese  t’u pritej koka  por më vonë ndërruan qëndrim dhe dekretuan urdhrin për mbulimin e fytyrave të tyre.

Ata e bazuan këtë detyrim në një interpretim të rreptë të ligjit islam që ndalon statujat dhe imazhet e formës njerëzore pasi  konsiderohet  se ato mund të adhuroheshin si idhuj.

Ky është një urdhër krejt  i pakuptimtë  edhe për një rrobaqepës të veshjeve tradicionale.

Është  një sugjerim qesharak për mua, i kërkova punëtorit tim të sillte disa qese plastike dhe mbuluam kokën e manekineve me qese plastike. E di që është budallallëk, por nuk kemi zgjidhje tjetër tha Zainudin Maroof, rrobaqepës.

Pronarët e dyqaneve thonë se ekonomia ka rënë që nga marrja e pushtetit nga Talibanët dhe ndërprerja pasuese e financimit ndërkombëtar, ka zhytur të gjithë popullin në varfëri.

Veshjet e përpunuara kanë qenë gjithmonë të njohura në Afganistan për dasma, të cilat edhe para talebanëve ishin zakonisht tërheqëse.

The post Afganistan: Kukullave u mbulohen fytyrat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]