Gjilan.AL

G-Lan City

Ademi dhe Çeku takohen me drejtorin e ‘HetTrick’-ut të UEFA-s

Vazhdojnë vizitat e të parit të FFK-së, Agim Ademit dhe ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çekut në Zvicër.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme krahas takimit me të parin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, bashkë me ministrin e Sportit, Hajurlla Çeku kanë vizituar edhe zyrën e programit “HatTrick”, e cila i mbështet financiarisht projektet e ndryshme të FFK-së dhe federatave tjera.

Postimi i plotë i Ademit:
Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin Hajrulla Çeku të vizitojmë edhe zyrën e “HatTrick” në UEFA, ku takuam drejtorin e këtij programi, njëkohësisht edhe zv.drejtor i federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, bashkë me Denis Bastarin, menaxher të projekteve dhe përgjegjës për shumë federata, në mesin e të cilave është edhe Kosova.