Gjilan.AL

G-Lan City

8 parashikime për industrinë gaming në 2023

Lojërat online janë një industri mjaft e madhe e cila zhvillohet dita-ditës dhe sjell të ardhura mjaft të mëdha. Me zhvillimin e teknologjisë edhe lojërat zhvillohen bashkë me të. Ne nuk e shohim hap pas hapi këtë ndryshim dhe në një moment të caktuar çdo përditësim është në duart tona,por pa na treguar se çfarë ka ndodhur për të arritur deri në këtë pikë. Ne dhe persona që janë përgjegjës mbi këtë industri mjaft të madhe na mbetet vetëm të parashikojmë.

Çmimet e lojërave do të rriten

Kriza ekonomike është e përfshirë në të gjithë botën dhe industria e lojërave nuk kishte se si të shpëtonte. Çmimet e çdo lloj produkti janë rritur duke filluar nga ushqimet dhe duke përfunduar tek produktet teknologjike. Kostot e prodhimit të lojërave janë rritur për shkak të krizës. Kërkesa për këto lojëra është shumë e madhe dhe kompanitë duhet të rrisin fuqinë punëtore. Kjo do t’i shkaktojë kompanisë shpenzime të mëdha dhe ata do të mundohen të rritin fitimin e tyre nëpërmjet rritjes së çmimit të lojërave.

Shikueshmëria e e3 është në rënie

Një ndër eventet më të rëndësishme të lojërave online është E3. E3 është një event në të cilin prezantohen lojëra dhe jepen të dhëna mbi atë ç’ka do të ndodhë në të ardhmen. Pas pandemisë COVID-19 shikueshmëria e këtij eventi ka rënë dhe kompani të mëdha si Microsoft apo Sony kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë rast duke hequr dorë nga organizimi E3. Tashmë,duket se ky event do të ketë një rënie të rëndë të shikueshmërisë prej fillimit të këtij organizimi.

Do të rritet ndikimi i nft dhe kripto

Kriptomonedhat janë një pjesë e pandashme e shumë prej njerëzve duke investuar në këtë industri edhe pse ndonjëherë në mënyrë të paligjshme. Edhe lojërat online janë të ndikuara sepse ka raste kur për të luajtur duhet të investosh në kripto. Për shembull ne mund të shkarkojmë falas Axie Infinity,por duhet të blemë NFT për të vazhduar më tej. Ne mund të përfitojmë të ardhura duke krijuar një lloj biznesi ndërmjet lojës dhe monedhave online. Në këtë formë shumë përdorues kanë fituar të ardhura mjaft të konsiderueshme. Gjithçka ka ardhur si pasojë e inflacionit global dhe njerëzit kërkojnë mënyra efikase për të arritur një të ardhme të mirë.

Suksesi i Activision pas blerjes nga Microsoft

Prej vitit të kaluar Microsoft kërkonte blerjen e Activision dhe vetëm në fillim të 2023 e arriti këtë gjë. Reagimet nuk ishin plotësisht positive,por Microsoft po mendon një veprim mjaft të zgjuar. Ai kërkon të bëjë një marrëveshje e cila do ta liçensonte Microsoft-in në çdo lloj aspekti dhe nëse ndodh kjo kontratë Activision do të ketë një sukses mbreslënës.

Netflix do të lançojë lojëra për kompjuter

Netflix ka disa kohë që ka filluar lançimin e lojërave dhe tani po mendon që të krijojë edhe për në kompjuter. Kjo do të jetë gjatë gjithë vitit dhe lojërat do të tërheqin shumë persona. Netflix bllokoi mundësinë për të shpërndarë fjalëkalimin dhe përdorimi u ul dukshëm. Nëpërmjet kësaj risie mbi lojërat atëherë me shumë mundësi do të tërhiqen përdorues të tjerë sepse do të rriten shërbimet e kompanisë dhe nuk do të jetë vetëm ‘’një kanal transmetimi’’.

Një pajisje e re VR do të vijë në treg

Microsoft po planifikon të sjellë integrimin e VR në platformat e mëposhtme: Microsoft Teams Apps, Windows 365, Microsoft Office, lojërat cloud Xbox, Microsoft Intune, Azure Active Directory dhe Microsoft Mesh. Nga ky veprim ne për rrjedhojë do të kemi mundësi të përdorim një VR edhe në jetën tonë të përditshme dhe në profesion. Prandaj Microsoft do të lançojë një pajisje të re e cila po pritet me kuriozitet.

Metaverse do të fillojë ‘’goditjet’’

Metaverse është duke përfshirë në veten e saj shumë kompani të mëdha dhe po bën hapa para në pjesën e lojërave online. Tashmë ka disa lojëra të nxjerra nga Metaverse,por kërkesa e publikut është e madhe dhe duke qënë se Meta nuk u prit shumë mirë,atëherë ajo do të merret me këtë pjesë dhe do të mundohet të fitojë zemrat e përdoruesve.

Do të krijohen konsole të reja

Gjenerata e konsoleve është duke ndryshuar sepse koha po përparon dhe tani është koha për një përditësim në këtë fushë. Kjo mund të duket pak e vështirë sepse bota është në një krize globale dhe nisma e kompanive të mëdha si Sony,Microsoft dhe Nintendo për të mos marrë pjesë në E3 ndikojnë thellësisht në pjesën e konoleve. Kompanitë më në zë janë duke krijuar në heshtje diçka të tillë dhe industria e lojërave online do të fitojë një hov të madh duke bërë që të gjithë të afeksionohemi pas tyre.

Këto ishin disa nga parashikimet e bëra për lojërat online të cilat marrin një pjesë  të kohës në jetën tone. Mund të ketë edhe raste ku parashikimet mund të shtyhen për një moment të dytë,por shumica prej tyre pritet të vijë gjatë vitit 2023.

The post 8 parashikime për industrinë gaming në 2023 appeared first on PCWorld Albanian.