Gjilan.AL

G-Lan City

2 miliardë dollarë NFT të shitura në Mars, Blur dominon tregun

Tregu NFT u rrit gjatë muajit Shkurt duke regjistruar 2 miliardë dollarë volum tregtar sipas të dhënave të DappRadar, një rritje me 117 përqind krahasuar me një muaj më parë.

Dhe ky moment pozitiv po vijon edhe në Mars kur të dhënat paraprake flasin për një rënie të vogël nën 2 miliardë dollarë.

Të dhënat e DappRadar, furnizuar me informacione shtesë nga Dune, sugjerojnë 1.95 miliardë dollarë volum tregtar gjatë muajit Mars, një rënie me vetëm 4 përqind krahasuar me muajin Shkurt kur u regjistruar volumi tregtar prej 2.04 miliardë dollarë.

Shumica e volumit tregtar erdhi nga Blur me afro 1.35 miliardë dollarë shitje NFT në Ethereum, një rritje e lehtë nga 1.32 miliardë dollarë në Shkurt.

Kjo rritje e papritur ka shtuar spekulimet se kemi të bëjmë me një aktivitet të manipuluar. Por DappRadar e llogarit si tregtim të rregullt dhe trendi ka vijuar.

OpenSea ende udhëheq tregun NFT për numrin e portofolëve unik por regjistroi 424 milionë dollarë volum tregtar në muajin Mars nga 587 milionë dollarë në Shkurt.

Së bashku me rënien e volumit tregtar në Mars, janë shitur gjithashtu më pak NFT ose 5.8 milionë të tilla nga 6.8 milionë në Shkurt.

Volumi tregtar i muajit Shkurt prej 2.04 miliardë dollarë ishte më i larti që prej Majit 2022 kur tregu u fundos pas kolapsit të Terra. /PCWorld Albanian

The post 2 miliardë dollarë NFT të shitura në Mars, Blur dominon tregun appeared first on PCWorld Albanian.