Gjilan.AL

G-Lan City

100 miliardë dollarë fshihen nga Google pasi roboti AI i kompanisë përgjigjet gabim

Google po kërkon mënyra që të sigurojë njerëzit se është ende kompania më e avancuar në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Gjiganti i internetit deri në këto momente ka pasur përgjigjet e gabuara. Një reklamë e cila ishte dizajnuar për të treguar fuqinë e robotit të komunikimit me inteligjencë artificiale të kompanisë quajtur Bard dha një përgjigje të gabuar.

Aksionet e Alphabet ranë me 7 përqind ditën e Mërkure duke zhdukur 100 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë.

Gjatë promovimit të Bard, që u lançua në Twitter ditën e Hënë, robotit ju kërkua të tregojë për zbulimet e Teleskopit James Web për një fëmijë 9-vjeçar.

Përgjigja që dha ishte se teleskopi ishte i pari që bën fotografi një planeti jashtë sistemit diellor, por në fakt kjo gjë është arritur nga një teleskop Evropian në 2004.

Google ka qenë nën presion që nga viti i kaluar, kur OpenAI mbështetur nga Microsoft lançoi ChatGPT i cili u bë viral menjëherë duke kaluar me sukses provime shkollet, kompozuar tekste këngësh dhe përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Microsoft tha këtë javë se versioni i ri i Bing, i cili prej vitesh ka qenë pas Google, do të përdorte teknologjinë e ChatGPT në formë më të avancuar.

Edhe pse investitorët janë të përgatitur për inteligjencën artificiale, skeptikët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes me nximin e saj për shkak se rreziqeve të paraqet.

/PCworld Albanian

The post 100 miliardë dollarë fshihen nga Google pasi roboti AI i kompanisë përgjigjet gabim appeared first on PCWorld Albanian.